Mediat paralajmërojnë se kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, së bashku me bashkëshorten e tij, Maja, do të udhëtojnë për një vizitë në Azerbejxhan, ku do të mbahet forumi i 5-të global në Baku, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Samiti global do të mbahet më 16 dhe 17 mars të këtij viti. Paraprakisht u publikuan lajme për gjoja vizitë të Ivanovit në Australi, në takim eme diasporën maqedonase atje.
Megjithatë, nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga ana e kryetarit Ivanov për këtë udhëtim drejt Azerbejxhanit./Telegrafi/