Telegrafi

Gjorge Ivanov shpreh keqardhje për viktimat në Greqi

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, ka shprehur ngushëllime për zjarret tragjike në rrethinën e Athinës, ku kanë humbur jetën më shumë se 60 persona.

Ivanov thotë se me keqardhje të madhe ka pranuar lajmin për viktimat dhe të lënduarit në Greqi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sinqerisht ndjej keqardhje për viktimat në këtë fatkeqësi. Më lejoni që në këto momente, në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe në emrin tim personal të ju shpreh ngushëllime të thella. Ju lutem ngushëllimet përcillni edhe tek familjarët dhe të afërmit e të vdekurve”, thotë Ivanov./Telegrafi/