Presidenti Gjorge Ivanov prej sot do të qëndrojë për vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e sesionit të 73-të të Kuvendit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në New York.
Ivanov më 27 shtator do të ketë fjalim në debatin e përgjithshëm të sesionit të 73-të me temë: “T’i bëjmë Kombet e Bashkuara relative për të gjithë njerëzit: Liderë global dhe përgjegjësi e përbashkët për paqe, barazi dhe shoqëri të qëndrueshme”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në kuadër të pjesëmarrjes në Kuvendin e Përgjithshëm të OKB-së, është paraparë që presidenti Ivanov të ketë takime me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonion Guterres, si dhe disa takime bilaterale me shefat e shteteve dhe qeverive, pjesëmarrëse në Kuvendin e Përgjithshëm.
Presidenti Gjorge Ivanov në New Jersey pritet të takohet me përfaqësuesit e bashkësisë maqedonase./Telegrafi/