Site icon Telegrafi

Gjorge Ivanov nesër do të mbajë fjalim në Kuvend para deputetëve

Presidenti Gjorge Ivanov nesër do të mbajë fjalimin e tij para deputetëve në Kuvend. Datën dhe kohën Ivanov i ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

“Në pajtim me nenin 85, paragrafi 1 nga Kushtetuta e Maqedonisë, dëshiroj të mbaj fjalim para deputetëve të Kuvendit të maqedonisë dhe t’i njoftojë për disa çështje nga kompetencat e mia”, thuhet në kërkesën e presidentit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Presidenti Gjorge Ivanov në fund të vitit tradicionalisht ka pasur fjalim në Kuvend para deputetëve./Telegrafi/

Exit mobile version