Komisionet për shikim të automjeteve dhe objekteve të dëmtuara kanë vazhduar punën edhe gjatë ditës së sotme. Deri mbrëmë janë shkuar 3200 objekte dhe 1200 automjete, ka deklaruar Deni Gjorçevski, drejtor i Byrosë për ekspertizë gjyqësore, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Kemi edhe punë të caktuar plotësuese në Hasanbeg, sepse atje kishte numër më të madh të objekteve dhe automjeteve të dëmtuara. I kemi vizituar 90 për qind të objekteve, prandaj edhe është zvogëluar numri i komisioneve në terren, krahasuar me ditët e para. Sot në terren kemi 25 komisione dhe konsiderojmë që sot do të përfundohet vizita në pjesën më të madhe të vendeve të banuara. Mund të mbeten edhe disa ditë për ata njerëz të cilët nuk janë vizituar. Vendbanimi Hasanbeg ku punohet sot dhe nesër, konsiderojmë të përfundojë deri të enjten” ka theksuar Gjorçevski./Telegrafi/