Telegrafi

Gjorçevi premton shtrim rrugësh në Tetovë dhe rindërtim të Kodrës së Diellit

Bartësi i listës së kandidatëve të OBRM-PDUKM-së për Njësinë 6 zgjedhore, Vllatko Gjorçev, ka ofruar një varg premtimesh në fushatën e tij në Tetovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Si pjesë e koalicionit ”Për një Maqedoni më të mirë” Gjorçev ka premtuar shtrime të rrugëve të lagjeve Kolltuk, Pevçina, dhe Potok.

Gjorçev ka dhënë premtime edhe për ndërtimin e kompleksit të skijimit ”Kodra e Diellit”, ku përfshihen parkime për 350 automjete, rritje të kapacitetit të skijimit, vendosje të skiliftëve modern, etj./Telegrafi/