Site icon Telegrafi

Gjorçev: Zaevi kërcënoi 453 mijë qytetarë të Maqedonisë (Video)

Pas deklaratave të Zoran Zaevit për ndryshim të numrit të mandateve nga rezultatet e fundit të shpallura nga KSHZ-ja, menjëherë ka reaguar OBRM-PDUKM-ja, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në konferencën për shtyp të thirrur nga kjo parti, foli Vllatko Gjorçev, bartës i listës në NJZ6, pasi që kontestimi i Zaevit ka të bëjë me këtë njësi zgjedhore.

Sipas Gjorçevit qytetarët vendosën ta mbajnë unitaritetin e vendit dhe ta ruajnë shtetin. Ky shtet ka institucione dhe rend kushtetus dhe se kush do të bëj qeveri nuk vendos Zaevi, por qytetarët që kanë votuar.

Ai tha se nuk do ta lejojmë Zaevin që ta vjedhë fitoren e qytetarëve të Maqedonisë, pasi që kemi fitore të qartë në mandate dhe komuna, 50 ndaj 10 dhe në gjashtë njësi zgjedhore.

Më tej, Gjorçev deklaroi se fitorja e OBRM-PDUKM-së është verifikuar dhe vërtetuar nga ndërkombëtarët, nga BE-ja, Mogherini, Hahn, OBSE/ODIHR. Fitorja e kësaj partie dhe qytetarëve dhe koalicionit të 25 partive politike është vërtetuar nga KSHZ-ja.

Kandidati Gjorçev akuzoi Zaevin se i kërcënoi 453 mijë qytetarët e Maqedonisë që e votuan OBRM-PDUKM-në dhe se ky popull nuk e ka ndërmend që t’i lejojë Zaevit që ta vjedhë vullnetin demokratik të qytetarëve të Maqedonisë.

Sipas tij, Zaevi është duke luajtur rol të rrezikshëm duke e shtyrë Maqedoninë në një skenar që nuk është i mirë për vendin, skenar që sipas tij, është mjaft i rrezikshëm dhe sjell vazhdim të mëtutjeshëm të krizës politike, e cila duhet të përfundojë pas këtyre zgjedhjeve.

Për Gjorçevin dhe OBRM-PDUKM-në, Zaevi bëri trysni dhe thirrje për falsifikim të zgjedhjeve. Në fund, Gjorçevi i bëri thirrje Zaevit që të pranohet rezultati zgjedhor dhe t’ua urojë fitoren në këto zgjedhje./Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=mTiGU6ujYP8

Exit mobile version