Site icon Telegrafi

Gjorçev, Siljanovska dhe Petrovski janë në mesin e kandidatëve të OBRM-PDUKM-së për president të Maqedonisë

Deri tek partia opozitare OBRM-PDUKM janë paraqitur tetë kandidatë për president të ardhshëm të shtetit. Në mesin e tetë kandidatëve gjenden edhe emrat e deputetit Vllatko Gjorçev, profesoreshës Gordana Siljanovska dhe Filip Petrovskit.

Afati për paraqitjen e kandidaturave për president të shtetit në OBRM-PDUKM ka mbaruar ditën e enjte, por nga partia kanë lënë hapësirë edhe 48 orë që të arrijnë edhe aplikimet që janë bërë nëpërmjet postës. Të gjitha paraqitjet do të “shqyrtohen” nga komisioni në fundjavë.

Ata të cilët do të kalojnë në selektimin e komisionit do të fitojnë mundësinë që të promovohen nëpër organet partiake dhe të kërkojnë mbështetjen e anëtarëve partiak dhe të kërkojnë mbështetjen e 530 delegatëve të partisë në Kongresin e paralajmëruar në Strugë./Telegrafi/

Exit mobile version