Afrohen zgjedhjet dhe trendi i shfaqjes së nacionalizmit nga politikanët sa vjen e rritet, gjë që ndodh në 3 cikluset e zgjedhjeve në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këtë herë temë është gjuha shqipe dhe zyrtarizimi i saj. Deputeti i OBRM-PDUKM-së qeveritare ka shfrytëzuar raportimin e kryeprokurores Speciale Katica Janeva për të shpërndarrë urrejtje nda shqiptarëve duke thënë ” OBRM-PDUKM-ja në zgjedhjet e 11 dhjetorit duhet të fitojë 62 mandate deputetësh që të pengojë koalicionimin e mundshëm të LSDM-së me partitë shqiptare BDI dhe PDSH të cilat synojnë federalizmin e Maqedonisë dhe që në komunat Tetovë, Butel, Gazi Babë, Kërçovë vetëm gjuha shqipe të jetë zyrtare.” tha mes tjerash Vllatko Gjorçev, i cili njihet për retorikat nacionaliste./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=KrPEcwythuk