Bartësi i listës për deputetë ‘Për Maqedoni më të mirë’ e kryesuar nga OBRM-PDUKM në NJZ 6, Vlladimir Gjorçev, sot ka mbajtur konferencë për shtyp para shtabit zgjedhor rajonal të partisë në Tetovë. Temë kryesore ishte krahasimi i programeve të OBRM-PDUKM dhe LSDM-së në lidhje me projektetet e parashikuara për Tetovën dhe tetovarët, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai tha se progarimi i OBRM-PDUKM parashikon 48 projekte të reja për Komunën e Tetovës, kurse LSDM nuk ka asnjë projekt.
Në kuadër të agjendës së sotshme, Gjorçev është takuar me Shoqatën e pensionistëve në hapësirat e saj në Tetovë si dhe zhvilloi takim me një pjesë të tetovarëve të lagjes Kolltuk Blok 70. /Telegrafi/