Deputeti i OBRM-PDUKM, Vllatko Gjorçev, gjatë debatit të sotëm, në vend të shkarkimit të prokurorit shtetëror, Marko Zvrlevski, ka folur për deponinë në Tetovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjorçev nga foltorja e Kuvendit ka theksuar se, deponia në Tetovë po digjet, ndërsa qeveria e Zoran Zaevit dhe Teuta Arifit askund nuk është, askund nuk i ka ministrat, asgjë nuk ndihmohet, as maqedonasve, as shqiptarëve.
”Edhe një herë pyes nëse kjo qeveri e LSD-së, BDI-së, Aleancës për shqiptarët dhe partitë tjera, ka mbetur një udhëheqës maqedonas në Tetovë”, ka pyetur Gjorçev.
Gjorçev më tej ka shtuar se masa e lejuar maksimale është 50 mikrogramë për m3 në Tetovë, ndotja në Tetovë është në mes të verës, nga deponia me Jugohromin e mbyllur ishte 1037 mikrogramë për m3, 20 herë nga maksimalja e lejuar, 2000% më shumë se maksimumi i lejuar. Digjet deponia, ndërsa qeveria e Zoran Zaevit, Teuta Arifit dhe të tjerëve, asgjë nuk bën. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=RzJ3OgKmAns