Telegrafi

Gjorçev: Bashkëpunimi jonë me SHBA-të do të forcohet edhe më shumë pas 11 dhjetorit

Edhe deputeti i OBRM-PDUK-së, Vllatko Gjorçev, e ka komentuar zgjedhjen e Donald Trump si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke thënë se lidhja e Maqedonisë dhe SHBA-ve do të forcohet pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që duhet të mbahen më 11 dhjetor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Është interesante të ndiqet procesi i votimit të qytetarëve të SHBA-së. Krejt çka mund të themi është se Maqedonia mbetet partnere e SHBA-ve dhe e kundërta, SHBA-të janë krahu jonë i fortë në botë. Pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, ne si OBRM-PDUKM do të forcojmë lidhjen e shtetit tonë me SHBA-të.” tha pas kësaj ngjarje, deputeti i OBRM-PDUKM-së, Vllatko Gjorçev./Telegrafi/

Lexo po ashtu Baily: Shtetet e Bashkuara do ta mbështesin Maqedoninë edhe më tej (Foto/Video)