Site icon Telegrafi

Gjorçe Petrov, Petroveci dhe veriu i Shkupit janë lokacionet e mundshme për klinikën e re

Gjorçe Petrov, Petroveci dhe veriu i Shkupit janë tri lokacionet që do të zgjidhen se ku do të ndërtohet Klinika e re.

Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi në Komisionin në Qeveri se ka mbaruar procedura dhe se tani vijon debati në Kuvend në seancën e ardhshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Përparësitë gjatë zgjedhjes do të jenë mos pasja e nevojës të zgjidhen çështjet pronësore juridike, gjegjësisht lokacioni që do të ketë sa më shumë pronësi Republika e Maqedonisë, urbanizim më të lehtë dhe dokumentin të lehtë të dizajnit kryesor apo projektit kryesor”, tha kryeministri Zaev në konferencën e sotme për shtyp.

Ai vlerësoi se bëhet fjalë për projekt të madh i projektuar 450 milion euro./Telegrafi/

Exit mobile version