Aktorja Shota Baraliu dhe këngëtari Gjon Karrica kanë krijuar një miqësi të mirë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Të mërkurën, dyshja në fjalë kanë xhiruar një pjesë të klipit, i cili po realizohet për këngën “Jemi një” – të cilët banorët e kanë xhiruar brenda qëndrimit në shtëpi.
Teksa po xhironin një prej skenave, Shota dhe Gjoni dhuruan spektakël për shikuesit me kërcimin e tyre sa euforik aq edhe karizmatik.
Madje në një moment, Gjoni i cili ishte i veshur me robdeshambër, papritur i dalin të brendshmet gjatë kohës sa vallëzon me Shotën.
Kënga është incizuar në shtëpi para pak ditësh dhe brenda një jave pritet që të realizohet edhe klipi i saj.
Përndryshe, të premten një prej banorëve të nominuar do ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.
Të nominuarit e kësaj jave janë: Shota Baraliu, Gjon Karrica, Xhuli Nura dhe MC Beka. /Telegrafi/