Site icon Telegrafi

Gjon Karrica pozon përkrah Era Istrefit

Foto: Instagram

Gjon Karrica apo Lugati është pëlqyer mjaft shumë nga publiku për aq kohë sa qëndroi brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP.

Ai la përfundimisht garën javë më parë për shkak të disa problemeve shëndetësore, pasi i duhej trajtim.

Megjithatë, këngëtari së fundmi dha një mesazh duke treguar se është në gjendje stabile.

E pas daljes nga BBVK, autori i këngës “Bombardime” është takuar me disa nga konkurrentët që janë larguar nga formati, por edhe me personazhe të tjerë të famshme.

Lexo po ashtu Pas lirimit nga spitali, Lugati me mesazh për banorët: Shijojeni çdo moment sepse kalon shumë shpejt

Meqë e kishte ngacmuar Era Istrefin në një nga spektaklet, duke thënë se e dërgon në nominim, Gjoni ka pozuar përkrah saj.

“Sonte unë kisha nominu”, ka shkruar artisti duke rikthyer pjesën e famshme në Big Brother.

Sidoqoftë, Lugati e ka potencuar se për të ishte një eksperiencë e mrekullueshme, në të cilën dhuroi shou e solli vetëm pozitivitet. /Telegrafi/

Exit mobile version