Gjon Karrica është kthyer në një nga personazhet më të pëlqyer në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.
Siç është prezantuar, Lugati po pëlqehet mjaft shumë për shkak të pozitivitetit që po përcjell, batutave dhe bisedave me banorët.
Gjoni së fundmi ka marrë vëmendje me veshjen në natën Prime të Big Brother VIP Kosova.
Ai është shfaqur me një palë pantallona të shkurtra të zeza dhe një triko elegante me një xhaketë lëkure.
Kjo është komentuar në masë të madhe pasi është shfaqur më ndryshe me stil të veçantë.
Veç kësaj, në natën e sotme Prime ka pasur debate të mëdha ndërmjet banorëve.
Deri më tani nga shtëpia janë larguar disa konkurrentë si: Shota Baraliu, Edon Shileku, Gigliola Haveriku si dhe Beka. /Telegrafi/