Prej javësh është paralajmëruar se këngëtari Gjon Karrica po e sjellë edhe një këngë me videoklip.
Siç u bë e ditur, Karrica po vjen në një frymë tjetër, gjithsesi shumë moderne, transmeton Telegrafi.
“0815” është titulli i këngës së re, e punuar në Zvicër në studion e producentit Anton Nue.
Videoklipi është xhiruar në Prishtinë dhe përmban skena interesante.
Siç duket në trajlerin e klipit, këtë herë Gjon Karrica ka sjellë në videoklip edhe femra të nxehta. “0815” pritet të lansohet këto ditë. /Telegrafi/