Telegrafi

Gjon Karrica – Lugati rrëfehet në Big Brother VIP Kosova, flet për gruan e tij me aftësi të kufizuara

Spektakli Big Brother VIP Kosova tashmë është kthyer në një prej temave më të diskutuara të momentit në shtypin rozë.

Nga dita në ditë, personazhet VIP të shtëpisë së vëzhguar nga kamerat, po rrëfejnë eksperiencat e tyre të ndryshme jetësore.

Këngëtari Gjon Karrica i njohur me nofkën “Lugati” ka ndarë së fundmi me banorët e shtëpisë historinë e trishtë të bashkëshortes së tij, e cila është me nevoja të veçanta.

@bigbrothervipks7 #bigbrothervipkosova #bbvk #bbvkosova #lugati #gjonkarrica #stresi #getinjo #alisa #gjonkarricabbvk ♬ original sound – Big Brother Vip Kosovo

“Gruan e kam me një kujdestare, sepse është me një hendikep. Kjo ka qenë sakrifica më e madhe për mua”, ka rrëfyer mes të tjerash Gjoni.

Përndryshe, interpretuesi i këngës “Lugati” mori vëmendje qysh në natën e parë kur u fut në Big Brother VIP Kosova.

Kjo falë veshjes së tij të veçantë, e cila nuk kaloi pa u diskutuar shumë nga fansat e spektaklit. /Telegrafi/

Gjon Karrica në BBV Kosova (Foto: BBV Kosova/YouTube)