Amber Rose ka lënë me sy të hapur të pranishmit, gjatë premierës së filmit të ri “Sister Code”.
Aktorja dhe këngëtarja gjithmonë di të befasojë me veshjen e saj dhe nuk ishte më ndryshe as mbrëmë.
Bukuroshja ishte në qendër të vëmendjes në qilimin e kuq të premierës së filmit të saj më të ri, transmeton Telegrafi.
31-vjeçarja u shfaq në AMC Universal CityWalk Theatre me një fustan të zi të ngushtë që nxirrte në pah vijat e saj të theksuara trupore.
Fustani nxirrte në pah edhe dy bomba në gjoksin e saj, që ishin fokusi i çdo syri. Dy gjinjtë e Amber dukeshin super të fryrë dhe disa kilogramë secili. /Telegrafi/