Telegrafi

Gjobitet Sigal Prishtina

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), përkatësisht Komisari i Garave (KG), ka dënuar Sigal Prishtinën me 300 euro për shkak të ndezjes së fishekzjarreve nga ana e tifozërisë së tyre gjatë ndeshjes së mbrëmshme në Sezai Surroi ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës.

“KB Sigal Prishtina konform Nenit 49.10, ndezje e fishekzjarreve në tribuna nga shikuesit ende pa përfunduar ndeshja, dënohet me 300 euro,” shkruan në vendimin e KG-së.

Njëjtë, aty bëhet e qartë se udhëtimi i tifozërisë mesatare ka qenë i plani×kuar dhe sipas Nenit 28.2 përgjegjësinë për këtë e bart vetë klubi, në bazë së cilës edhe është dënuar.

Sa i përket duelit final, Sigal Prishtina pret Bashkimin nesër në ndeshjen e tretë të serisë në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve, ndërsa rezultati aktual i serisë finale është 1-1. /Telegrafi/