Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka gjobitur një ngasës të automjetit për kundërvajtje në komunikacion.
Rasti ka ndodhur sot në fshatin Rakaj, rruga magjistrale Ferizaj-Kaçanik.
Policia e ftoi qytetarin A.M (24), në Njësinë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Ferizaj dhe ai në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar dhe mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon qytetarët që të njoftojnë policinë për kundërvajtjet e ndryshme në trafikun rrugor.