Ai vazhdon të jetë i ndjekur kudo dhe një nga emrat më të komentuar në rrjetet sociale e faqet rozë.
Së fundmi është publikuar një video e Luiz Ejllit, teksa shihet jashtë makinës duke marrë një dënim nga policia bashkiake.
Në videon nga A2 CNN, artisti shkodran duket se këtë e ka pritur me buzëqeshje.
I njëjti mësohet se kishte parkuar automjetin e tij në një hapësirë të rezervuar për taksitë në rrugën “Papa Gjon Pali II” në Tiranë.
Luizi ndërkaq sapo është kthyer nga pushimet në Turqi, ku ishte bashkë me partneren e tij, Kiara Titon.
38-vjeçari tani po vazhdon me angazhimet e tij në muzikë, me mbrëmje e koncerte.
Ejlli gjithashtu ka paralajmëruar edhe disa këngë të tjera. /Telegrafi/