Telegrafi

Gjobitet me 300 euro shoferi në Ferizaj, në zonën 50 km/h u ndalua duke vozitur me shpejtësi 193 km/h

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës njoftoi të premten se ka gjobitur shoferin 30-vjeçar, V.R., i cili është ndaluar duke vozitur me shpejtësi 193 km/h në zonën ku shpejtësia e lejuar ishte 50 km/h.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 19:05 në rrugën tranzitore Talinovc i Muhaxherëve – Bibaj në Ferizaj.

Ndaj kundërvajtësit, policia ka shqiptuar gjobën 300 euro, tri pikë negative dhe tre muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në komunikatën për media. /Telegrafi/