Site icon Telegrafi

Gjobitet me 200 euro 29-vjeçari që drejtori veturën në gjendje të dehur

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjobitur me 200 euro një 29-vjeçar, i cili në orët e para të mëngjesit është zënë duke drejtuar veturën, derisa ka qenë i dehur.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orën 03:00 në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj.

Pas kontrollimit të dokumentacionit dhe testimit me alkool-test, 29-vjeçari ka rezultuar me 1.00 %.

Tutje, bëhet e ditur se i janë shqiptuar edhe dy pikë negative dhe i është marr patentë shoferi për gjashtë muaj.

“Në lidhje me këtë policia ndaj shoferit M.R (M/K), i moshës 29 vjeçar i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor prej 200 euro, dy pikë negative dhe gjashtë muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit dhe u përjashtua nga komunikacioni”, thuhet në komunikatën për media.

Me këtë rast, policia rajonale e Ferizajt ka apeluar tek shoferët e automjeteve që të respektojnë ligjin e komunikacionit rrugor dhe mos të drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit.

“Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion”. /Telegrafi/

Exit mobile version