Në përballjen të cilën Rahoveci e mposhti Yllin për herë të parë në Superligë, janë shqiptuar gjoba dhe suspendime të konsiderueshme.
Takimi i zhvilluar në palestrën “13 Qershori” në Therandë ka përfunduar me rezultat 103:83.
Së paku, kështu ka bërë të ditur Informatori i 24-të i Superligës, ku trajneri i Yllit, Beqir Berisha, sipas Nenit 50.2 dënohet me 150 euro, ndihmës-trajneri Arbnor Rifati sipas Nenit 50.3 dënohet me 300 euro dhe suspendim për ndeshjen e radhës.
Njëjtë, edhe klubet janë dënuar. Ylli dhe Rahoveci, secila me nga 300 euro për shkak të hedhjes së gjësendeve të forta, derisa sjellja e shikuesve vendas është cilësuar si jo e mirë.