Telegrafi

Gjobiten Sigal Prishtina dhe Bashkimi

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka dënuar me të holla skuadrat finaliste të ‘Play-Off’ të sivjetmë.

Kampioni Sigal Prishtina dhe nënkampioni Bashkimi shkaku i sjelljeve të pahijshme të shikuesve janë dënuar me para.

Prishtinasit do të dënohen me 300 euro për ndezjen e fishekzjarrëve gjatë takimit.

Prizrenasit u gjobitën me 450 euro shkaku i hedhjeve të gjësendeve në drejtim të gjyqtarëve të ndeshjes dhe pengimin e punës së tyre.

Ky është njoftimi i FBK-së:

SJELLJET E SHIKUESEVE VENDAS: Hedhje te shisheve ne drejtim te gjyqtareve, dhe pengim i punës se gjyqtareve gjate ndeshjes nga personat e paautorizuar.
SJELLJET E SHIKUESEVE MYSAFIR: KB SIGAL PRISHTINA sipas Nenit 28.2 për shkuarje te organizuar te shikuesve bartë përgjegjësinë për ndezjen e fishekzjarrëve në tribuna Konform Nenit 49.10 .
Numri i tyre ishte 3.500
REKLAMA e Kompanisë IPKO ishte e vendosur .

VENDIME:
1. KB BASHKIMI, Konform Nenit 49.3 hedhjes se shisheve ne drejtim te gjyqtareve dënohet me 300 euro.

2. KB BASHKIMI, Konform Nenit 48.8 pengim i punës se gjyqtareve gjate ndeshjes nga personat e paautorizuar dënohet me 150 euro .