Site icon Telegrafi

Gjobiten me nga 500 euro dy persona që po kërkonin lëmoshë në Ferizaj

Dy persona në Ferizaj janë zënë duke kërkuar lëmoshë, ndërsa janë gjobitur me nga 500 euro nga policia.

Drejtoria e Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizaj, kanë njoftuar se kjo u bë në kuadër të aksionit për të parandaluar lëmoshë kërkuesit.

Tek të arrestuarit M.S i moshës 48-vjeçare dhe H.Sh 69-vjeçar i janë gjetur sasi e parave.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , ka vazhduar aksionin e planifikuar, për të ndaluar lëmoshë kërkuesit në qytetin e Ferizajt. Në kuadër të këtij aksioni policia, ka ndaluar dy persona : M.S. (F/SH) e moshës 48 vjeçare dhe H.SH ( M/SH) i moshës 69 vjeçar, tek të cilët janë gjetur një sasi e parave dhe ndaj tyre u janë shqiptuar nga një gjobë për kundërvajtje. Në konsultim me gjyqtarin e Gjykatës Themelore të Ferizajt – Divizioni i Kundërvajtjes , paratë konfiskohen përkohësisht, deri në vendimin tjetër”.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj,  thekson se do të vazhdojë me aksionin për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës në qytetin e Ferizajt, si dhe apelon te qytetarët që, saherë hasin në lypsar, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Exit mobile version