Janë gjobitur katër lëmoshë kërkues në kuadër të aksionit të planifikuar të Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, për t’i ndaluar ata në qytet.
Sipas një njoftimi bëhet e ditur se dy nga lëmoshë kërkuesit janë nga Shqipëria të cilët janë deportuar dhe dy të tjerë nga Kosova të cilëve iu shqiptuar gjoba prej 200 euro.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, stacioni policor në Prizren ka vazhduar aksionin e planifikuar, për të ndaluar lëmoshë kërkuesit në qytetin e Prizrenit.
Në kuadër të këtij aksioni policia, ka ndaluar katër perona, ku dy persona janë nga Republika e Shqipërisë dhe dy të tjerët janë shtetas të Republikës se Kosovës me banim në Ferizaj dhe tjetri ne fshatin Banjë të Malishevës”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim thuhet se këta janë lëmosh kërkuesit të cilët janë gjobitur:
S R e lindur me 1951 f/r/sh e njëjta është hasur duke kërkuar lëmosh n rr. “Remz Ademaj” në Prizren.
A K. e lindur me 1963 m/r/sh i njëjti është hasur duke kërkuar lëmosh në “Zara” në Prizren.
H A lindur me 1984 m/sh/k i njëjti është hasur duke kërkuar lëmosh në rr. “Edit Durham” në Prizren.
T K e lindur me 1952 m/sh/k i njëjti është hasur duke kërkuar lëmosh në “Remzi Ademaj” në Prizren.
Siç thuhet në njoftim “Personat janë shoqëruar në stacionin policor në Prizren, ku janë ndërmarr të gjitha veprimet ligjore”.
Ndërkaq, sipas njoftimit bëhet e ditur se drejtoria rajonale e Policisë në Prizren, do të vazhdojë me aksionin për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës në qytetin e Prizrenit, si dhe falënderon qytetarët për bashkëpunim të mirë me policin me qëllim të parandalimit të kësaj dukurie. Po ashtu apelojnë që sa herë i hasin lypsarët në rrugë, sheshe dhe qendra tregtare, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 dhe 112. /Telegrafi/