Disa qytetarëve janë vendosur gjoba për mos përfillje të Ligjit Anti-COVID-19.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, brenda 24 orëve janë gjobitur 585 persona.
Kujtojmë se në muajin gusht ishte miratuar Ligji Anti-COVID-19, me qëllim të parandalimit të përhapjes së këtij virusi.
Gjoba për mosmbajtje të maskës është 35 euro. /Telegrafi/