Telegrafi

Gjobë prej 1 mijë euro për drejtorin e Anti-Korrupsionit për fshehje të informacioneve

Me fshehjen e ndryshimit të Listës anketuese të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski nga gazetarët, drejtori i Komisionit për Anti-Korrupsion, Goran Milenkov, ka thyer ligjin për pengim të korrupsionit dhe ka bërë një vepër penale për të cilën parashihet një gjobë prej 500 deri në 1.000 euro, transmeton Telegrafi Maqedoni

Të mërkurën, në një konferencë për shtyp në lidhje me gjendjen me deklarimin e pasurisë të Gruevskit pas largimit nga detyra, Milenko para gazetarëve tregoi një dokument me gjendjen e pasurisë së tij, por nuk lejoi që gazetarët të marrin një fotokopje. Ky pyetësor nuk ishte as në web – faqen e Komisionit për Anti-Korrupsion.

Milenko nuk e kishte të qartë se pse gazetarët janë të interesuar për pronën e Gruevskit, kur ai nuk është më kryeministër. /Telegrafi/