Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten rreth orës 04:20 në rrugën magjistrale Ferizaj – Shtime, saktësisht në fshatin Saraishtë ka ndaluar shoferin, i cili ishte duke drejtuar veturën e udhëtarëve nën ndikimin e alkoolit me 0.94 promila.
Në lidhje me këtë ndaj shoferit me inicialet E.K (M/K) i moshës 37 vjeçar, i është shqiptuar një gjobë 200 euro, dy pikë negative dhe gashtë muaj masë mbrojtëse heqje e patentë shoferit.
“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që mos drejtojnë automjetet e tyre nën ndikim të alkoolit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Veprimet e tilla thuhet se rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe policia ka ftuar qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.
“Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/