Telegrafi

Gjobë ndaj dy shoferëve në Ferizaj, vozitën nën ndikimin e alkoolit

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, sot në orët e para të mëngjesit, në rrugën ‘’Brahim Ademi’’ dhe në fshatin Prelez në Ferizaj kanë ndaluar dy shoferë të cilët me automjetet e udhëtarëve shkaktuan kundërvajtje në komunikacion “Përdorimi i alkoolit gjatë ngasjes”.

Në lidhje me këtë, policia ndaj shoferit me inicialet D.N (M/K) i moshës 65 vjeçar i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro, 3 pikë negative dhe 1 vit masë mbrojtëse heqje e patentë shoferit, për kundërvajtjen ngasje nën ndikimin e alkoolit, ndërsa ndaj shoferit tjetër me inicialet H.T (M/K) i moshës 26 vjeçar, policia i shqiptoi një gjobë 200 euro, 2 pikë negative dhe gjashtë (6) muaj masë mbrojtëse heqje e patentë shoferit, për kundërvajtjen ngasje nën ndikimin e alkoolit.

Të dy shoferët në tërësi i pranuan kundërvajtjet e shkaktuara, thuhet në njoftim.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë ligjin e komunikacionit rrugor, të mos drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit.

“Veprimet e tilla rrezikojnë jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.

Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 dhe 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/