Site icon Telegrafi

Gjobë ndaj dy shoferëve në Ferizaj dhe heqje e patentë shoferit

Foto: Arkiv

Policia në Ferizaj gjatë ditës së premte në dy raste të ndara ka shqiptuar gjobë ndaj dy shoferëve për kundërvajtje në komunikacion, të cilëve veç gjobës iu ka hequr edhe patentë shoferët.

Sipas njoftimit, në orën 05:20 në rrugën magjistrale Ferizaj -Prishtinë, në fshatin Prelez ka ndaluar shoferin F.A (M/K) i moshës 38 vjeçar, i cili ka drejtuar veturën nën ndikim të alkoolit.

I njëjti pas testimit me alkooltest ka rezultuar 0.75 promila dhe për këtë policia i ka shqiptuar gjobën prej 200 euro, dy pikë negative dhe gjashtë muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

“Ndërsa, në ora 18:00 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, në hyrje të Kaçanikut, policia ka ndaluar shoferin A.L (M/K) i moshës 23 vjeçar, i cili me veturë ka bërë tejkalimin në vijë të plotë dhe për këtë policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit”, thuhet në komunikatën për media.

Me këtë rast, Policia ka apeluar tek shoferët e automjeteve që të respektojnë, ligjin, shenjat dhe rregullat e komunikacionit rrugor.

“Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”. /Telegrafi/

Exit mobile version