Site icon Telegrafi

Gjithsej 110 kërkesa të dorëzuara nga bujqit për dëmet nga moti i lig

Gjithsej 110 kërkesa për paraqitje të dëmeve nga moti i lig në prill të këtij viti, kanë dorëzuar bujqit nga Kriva Pallanka dhe Rankovcë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të gjithë 110 kërkesat janë me 100% paraqitje të dëmeve të të mbjellave.

‘Bëhet fjalë për vlerësim të kryer të dëmeve të arave, qershive, vishnjëve, kumbullave dhe molla të pronave bujqësore të territorit të të dy komunave’, informon Sllavçe Stankovski nga Komisioni komunal për vërtetimin e dëmve nga moti i lig.

Komisioni i cili kryen vlerësimin e dëmeve përbëhet nga pesë anëtar: përfaqësues nga njësia zonal të Ministrisë për bujqësi, pylltari dhe ujërave Kriva Pallankë, zyra territoriale të Agjencisë për ndjekje dhe zhvillim të bujqësisë, si dhe nga Inspektoriati shtetëror për bujqësi. /Telegrafi/

Exit mobile version