Telegrafi

Gjithnjë e më shumë po flitet për trupin e Kim (Foto)

Kim Kardashian ka humbur më shumë se 32 kilogramë që nga dita që i uroi mirëseardhjen djalit të saj Saint në muajin dhjetor dhe tashmë ajo duket se po u rikthehet ditëve të saj më të mira.

Mediat rozë kanë zbuluar edhe përkushtimin e madh që ka bukuroshja për t’u rikthyer sërish në formë, transmeton TCH.

Lexo po ashtu Trupi i Kim për t’u admiruar, vështirë të besohet se është nënë e dy fëmijëve (Foto)

Për të pasur gjithçka nën kontroll, ajo peshohet çdo ditë, ndërsa numrin e shkruan në murin e banjës, ashtu siç bënte edhe Ernest Hemingway.

Këtë gjë, ajo e ka pranuar duke ia treguar motrës së saj Kourtney gjatë pushimeve të tyre në Kubë.

Ndërsa në fotografitë e fundit, Kim ka treguar se po kthehet ajo e ditëve më të mira.