Këngëtarja Dua Lipa, arriti majat e suksesit në tregun botëror.
Ajo i ka bërë krenarë të gjithë shqiptaret me sukseset e saj të shumta – si një vajzë nga Kosova e cila ia doli të depërtojë në tregun e huaj.
Me gjithë famën që ka, Dua shpesh ndjen nostalgji për kohën kur ishte e vogël – një vajzë e cila vetëm këndonte dhe ëndërronte.
Asgjë më bukur s’mund ta kujtojë atë kohë se fotografitë, të cilat duket se janë të shumta në arkivin e familjes së saj.
Ka qenë së fundmi nëna e këngëtares, Anesa Lipa, ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, një fotografi të së bijës kur ishte e vogël.
“Dua bebe, tri ditë larg nga publikimi i ‘Don’t start now'”, ka shkruar mamaja e Duas, teksa ka paralajmëruar këngën e re që vajza e saj do ta publikojë më 1 nëntor.
Nga pamjet, Dua duket se ka qenë një fëmijë i ëmbël dhe shumë kurioz, e që e ardhmja e saj duket se do të ishte ajo që çdokush do ta ëndërronte. /Telegrafi/