Site icon Telegrafi

“Gjithmonë kërkoj të arrij kulmimin. Kurrë nuk pres, por inicioj. Por edhe vetëkënaqem”

Mbase është e gjithëpranishme në filma dhe këngë, mirëpo falë yjeve botërore – femrave të cilat nuk frikësohen të flasin haptas atë “fjalë të ligë, e cila fillon me germën O të madhe” – orgazma ngadalë por sigurt po bëhet pjesë e përditshmërisë dhe e jetës reale

Pavarësisht asaj që shfaqet nëpër filma, e sigurt është që orgazma s’është diçka e thjeshtë. Arritja e pikut të kënaqësisë është një reaksion kompleks mes faktorëve fizikë, emocionalë dhe psikologjikë. Sidomos për të gjithë ato vajza dhe gra, të cilat kanë vështirësi ta përjetojnë atë, për shkak të stresit, ankthit apo turpit. Grisi stigmat dhe paragjykimet dhe shijo trupin tënd.

Qe se çfarë kanë thënë dikur disa dama për orgazmën – përcjell Telegrafi:

– Çdo femër e ka të drejtën për orgazëm. Thoni partnerit tuaj që të mos bëhet aq egoist, në krevat megjithatë janë dy persona, ndërkaq ju jeni një ndër ata që e meriton të shkojë deri në fund – aktorja Amy Schumer.

– Gjithmonë kërkoj kulmimin. Kam miken e cila kurrë në jetë nuk e ka përjetuar orgazmën. Kurrë! Më dhemb zemra çdo herë kur e dëgjoj këtë… – këngëtarja Nicki Minaj.

– Femra është përgjegjëse për orgazmat e veta, kjo është e vërtetë absolute. Ndërkaq orgazmat e mia janë tmerrësisht të mira, së paku sot, janë shumë më të mira se ato të cilat i kam përjetuar në moshën 20-vjeçare… Me kalimin e kohës kam mësuar truqe. Tani e di çfarë dua. Nuk pres, por inicioj – fituesja e çmimit Oscar, Halle Berry.

– Të jesh e brishtë dhe e dëgjueshme në krevat, është gjë e së kaluarës. Femrat patjetër duhet të posedojnë seksualitetin e vet, të kenë kontrollin mbi të, ai u jep forcë të pabesueshme – këngëtarja Beyonce Knowles.

– Nuk kam ditur të kënaqem në seks derisa nuk kam filluar të masturboj. Me blerjen e vibratorit të parë kam njohur plotësisht një botë të re. Ua rekomandoj të njëjtën gjë të gjitha femrave – aktorja Eva Longoria.

– Djelmosha të dashur, nëse ju mundon pyetja ‘a e aktron partnerja ime orgazmën’, vetëm dëgjojeni – nëse tingëllon si “hiena e cila kruspulloset’, frikësohem që megjithatë aktron, ndërkaq ju mbase thjesht shikoni shumë pornografi, sepse asnjë femër reale nuk do të lëshojë tinguj të tillë – aktorja Anna Faris.

/Telegrafi/

Exit mobile version