Telegrafi

“Gjithmonë dashuri”, Dafina Zeqiri publikon një fotografi të DJ Geek, duke konfirmuar se janë pajtuar

Dafina Zeqiri dhe DJ Geek (Foto: Instagram)

Ka tash e sa kohë që dyshja Dafina Zeqiri dhe DJ Geek, janë kthyer në dy prej personazheve më të diskutuar në mediat rozë.

Fillimisht u tha se ata janë në një krizë, më pas u ndanë e teksa së fundmi u raportua se çifti kishin rikuperuar sërish marrëdhëniet mes tyre.

Por një gjë është e sigurisht, aktualisht Dafina dhe DJ Geek duket se janë në një raport të mirë me njëri-tjetrin.

Këtë e konfirmoi edhe vet interpretuesja e hitit “Amazing Girl” duke publikuar një fotografi të të dashurit të saj në InstaStory.

Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory

“Gjithmonë dashuri”, shkroi Dafina në mbishkrimin e kësaj fotografie, në të cilën Geek shfaqej i buzëqeshur.

Dafina dhe DJ i njohur përndryshe ka vite që janë në lidhje, teksa edhe punojnë së bashku në label-in e tyre, “Moneyz”. /Telegrafi/

Dafina Zeqiri dhe DJ Geek (Foto: Instagram)