Telegrafi

Me gjithë spekulimet, Cavani mund të mbetet te PSG

Edinson Cavani (Foto: UEFA - Handout/UEFA via Getty Images/Guliver)

Ka kohë që spekulohet se Edinson Cavani nga sezoni i ardhshëm nuk do të jetë më pjesë e Paris Saint-Germainit.

Mirëpo, me gjithë thashethemet disamujore, l’Equipe raporton se sulmuesi mund të vendosë që ta vazhdojë karrierën në Parc de Princes.

Klube të shumta kanë shprehur interesim për futbollistin uruguaian, ndërsa së fundmi ai është lidhur me Newcastle United, klub që do të ketë pronarë të pasur.

(Foto: Lintao Zhang/Getty Images/Guliver)

Por, tash gjasat për qëndrimin e 33-vjeçarit te PSG janë shumë të mëdha në krahasim me muajin janar kur dukej e sigurt se do të largohej, ndërsa në fund qëndroi.

Cavani është pjesë e kampionit francez që nga viti 2010 kur u transferua nga Napoli, fillimisht si huazim, pastaj si transferim i përhershëm. /Telegrafi/