Telegrafi

Me gjithë modesti, Gjiko iu vesh atlete të mbijetuarve nga tërmetet teksa nuk i ndal ndihmat dhe aksionet humanitare

Foto: Gjiko/InstaStory

Reperi Gjiko është një prej personazheve VIP që po vazhdon të kontribuojë në Shqipëri për të prekurit nga tërmetet.

Ai së bashku me mikun e tij, Kech Montana, por edhe pjesëtarë të tjerë nga kompania “Red Box Entertainemnt” kanë realizuar disa aksione humanitare në ndihmë të njerëzve nevojtarë.

Foto: Gjiko/InstaStory

Ka qenë vet reperi nga Peja, ai i cili përmes disa imazheve të publikuara në InstaStory ka treguar për iniciativat e realizuara gjatë këtyre ditëve.

Të njëjtën janë përkrahur edhe nga kompania e mishit “Buquku”, duke furnizuar me mish dhe ushqime të tjera shumë prej familjeve që kanë mbetur jashtë për shkak të dëmeve.

Foto: Gjiko/InstaStory

Në një video shumë emocionuese të ndarë me fansat, Gjiko në një moment shfaqet duke i veshur atletet dhe lidhur lidhëset një prej të mbijetuarve nga tërmeti.

Me modestinë më të madhe që e karakterizon, reperi nuk ka hezituar që të bartë gjëra kudo për të ndihmuar popullin në këto ditë të vështira.

Këtij aksioni humanitar i është bashkuar edhe këngëtari i njohur Giti, i cili gjithashtu ka bartur paketa ushqimore për shqiptarët në nevojë. /Telegrafi/

Foto: Gjiko/InstaStory