Site icon Telegrafi

Me gjithë kundërthëniet, prezantohet fanella për 400 golat e Ronaldos (Foto)

Cristiano Ronaldo ka thënë se asnjëherë nuk ka pritur të shënojë aq shumë gola për Real Madridin, pas het-trikut ndaj Atletico Madridit, kur arriti shifrën prej 400 golash (së paku sipas statistikave të klubit).

Tre golat e 32-vjeçarit në Santiago Bernabeu ua siguruan Mbretërve fitoren e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve duke e vënë në pozitë të mirë skuadrën e tij për t’u kualifikuar në finale.

Në bazë të të dhënave të klubit, Ronaldo ka shënuar 400 gola për Los Blancos, ndërkohë që të dhënat zyrtare tregojnë se ai ka shënuar 399 gola.

Lexo po ashtu Mediat spanjolle: Ronaldo ka shënuar 399 gola dhe jo 400, ky është goli që ai nuk e ka shënuar (Video)

Kundërthënia qëndron në një gol me devijim në vitin 2010 kundër Real Sociedadit, i cili i është regjistruar Pepes.

Sido që të jetë, presidenti i Realit, Florentino Perez, e ka prezantuar Ronaldon me fanellën me numrin e 400 golave të arritur.

“Është diçka shumë e veçantë. Janë shumë gola dhe nuk kam pritur të shënoj kaq shumë”.

Lexo po ashtu Rekordet e CR7, plani i dështuar i Simeones, fantazia e Iscos - Reali kërkon ta rishkruajë historinë

“Është rezultat i angazhimit të gjithë skuadrës, punës sime, të gjithë njerëzve që punojnë në klub dhe tifozëve që na mbështesin gjithmonë”, ka thënë me këtë rast Ronaldo për Real Madrid TV. /Telegrafi/

Exit mobile version