Ndërtuesit në parcelën private të këngëtarit Ed Sheeran kanë skalitur emrat e tyre në çimento.
Danny, John, Paul dhe Garry nënshkruan punën e tyre në datën simetrike, 22.02.22, shkruan The Sun.
Shenjat e tyre të mëdha janë të dukshme në anën e kullës së papërfunduar në pronën e tij pranë Framlingham, Suffolk.
Ylli i “Shape of You”, Ed, 31 vjeç, mori miratimin muajin e kaluar për të realizuar një kriptë varrimi në parcelën e tij – pavarësisht kundërshtimit nga vendasit.
Vendi i adhurimit të Edit do të ketë një çati plumbi, mure stralli dhe dritare me xham me njolla.
Por është ende një kantier ndërtimi për momentin, me skela që rrethojnë kullën.
Ed jeton në pronën e tij prej 16 hektarësh me gruan Cherry Seaborn, 29 vjeçe, dhe vajzën e tyre njëvjeçare Lyra.
Prona është quajtur “Sheeranville” dhe përbëhet nga një shtëpi kryesore – plus tre të tjera – një pijetore, pemishte frutash dhe studio regjistrimi plus një pellg të kafshëve të egra.
Ed i cili ka të hyra vjetore në vlerë 220 milionë funte, ka shpenzuar tre milionë funte për rinovimin e “mini fshatit” të tij. /Telegrafi/