Telegrafi

Gjithçka rreth veturës së Gjikos e cila u demolua pas aksidentit (Foto/Video)

Hip hop ylli, Gjiko, pësoi aksident të rëndë mbrëmjen e djeshme në tunelin e Kalimashit me veturën e tij.

Reperi shpëtoi pa lëndime serioze pas një përplasje me një kamion brenda në tunel.

Gjiko dhe të tjerë shokë të tij që ishin duke udhëtuar fatmirësisht shpëtuan, por nuk shpëtoi edhe vetura.

Vetura e Gjikos në vendin e aksidentit 

Vetura e tipit BMW M530d xDrive nuk ka shumë kohë që është blerë nga ylli i shumë hiteve të këtij viti.

Kjo super veturë kushton hiç më pak se 50 mijë euro dhe dallohet për specifikat e jashtëzakonshme – të cilat janë natyrisht të karakterizuara për shpejtësinë e tij.

Kjo veturë me 275ps arrin shpejtësinë prej 100 kilometra në orë për vetëm 4.7 sekonda dhe është një bishë e vërtet për adhuruesit e shpejtësisë.

Gjiko nuk hezitoi ta shfaqte veturën e tij edhe në klipin e fundit me Nora Istrefin, “Gabime”.

BMW në fjalë nuk shpenzon shumë, pavarësisht çmimit enorm dhe shpejtësisë që zhvillon, me shpenzime mesatare prej 6.2 litra në 100 kilometra.

Enterieri i kësaj veture është për meraklinj të vërtet. Vet reperi nuk është shfaqur shumë në rrjete sociale me veturën e tij të re të cilën e shkatërroi, por e dashura e tij, Elita Rudi, është një adhuruesve e vërtetë e enterierit të tij.

Elita brenda BMW para aksidentit. Foto: Instagram

Bukuroshja ka ditur të postojë imazhe prej brenda veturës, duke treguar se enterieri i tij është fantastik.

Vetura ka pësuar dëmtime të mëdha në pjesën e përparme dhe të prapme të saj, gjë që e bën vështirë të kthyeshme në gjendjen e mëparshme.

Por, duket se dashuria e Gjikos për këtë veturë u shpagua, pasi ajo ia shpëtoi jetën atij dhe shokëve të tij, kurse dashuria e tij për shpejtësinë me siguri është zbehur për këtij rasti, e mbetet të shihet nëse ai do t’i qëndrojë besnik veturës që ia shpëtoi jetën, apo do ta zëvëndësojë atë me një Range Rover, që është veturë tipike për yjet tona të shoubizit. /Telegrafi/