Site icon Telegrafi

Gjithçka që duhet të dini për përleshjen e Noizyt me Cozmanin (Foto)

Sonte (e martë) rreth orës 17:00 në “Swiss Diamond hotel” në Prishtinë ka ndodhur një përleshje mes dy grupeve OTR dhe Babastars.

Mesa duket historia po vazhdon të përsëritet, kjo pasi ngjarja e sotme nuk është përleshja e parë mes reperëve, një përleshje e tillë kishte ndodhur edhe në vitin 2012.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për përleshjen mes Noizyt dhe Cozmanit

E gjithë ngjarja nisi nga një deklaratat e reperit Noizy në emisionin “Zone e Lirë”, ku kishte ofenduar kundërshtarin e tij Cozman, duke e quajtur atë ‘gocë’.

Mesa duket kjo deklaratë e tij është bërë shkas që marrëdhëniet mes tyre të ashpërsohen edhe më tepër, duke bërë kështu që ngjarja të eskalojë gjatë pasditës së sotme në Prishtinë.

Nga videot e siguruara nga Telegrafi, ngjarja është zbardhur komplet dhe ka shfaqur në këtë mënyrë gjithë përleshjen mes dy reperëve.

Lexo po ashtu Ekskluzive: Momenti i përleshjes dhe i gjuajtjes me armë mes Cozmanit dhe Noizyt (Video)

Ka qenë fillimisht Noizy ai që ka sulmuar fizikisht reperin Cozman, e ndërsa më pas një mikë i Cozmanit ka nxjerrë revolen e tij me të cilën ka shkrepur në drejtim të Noizyt.

Telegrafi përmes burimeve të sigurta brenda QKUK-së ka mësuar për gjendjen e reperit, e cila ka qenë shumë e mirë, dhe se ka pasur vetëm lëndime të lehta. Mësohet se në prani të ngjarjes kanë qenë edhe reperi Skivi dhe stërmbesa e Skënderbeut, Sophie Kastrioti.

Lexo po ashtu Ekskluzive: Femra në shoqëri të Skivit gjate fjalosjes me Noizyn është stërmbesa e Skënderbeut

Noizy është lëshuar pas trajtimeve të marra në spital, dhe më pas është nisur drejt Mitrovicës për të mbajtur koncertin e radhës, gjersa Cozman është mbajtur në stacionin policor. /Telegrafi/

Exit mobile version