Site icon Telegrafi

Gjithçka që duhet të dini për gjestin viral të dorës në TikTok që sinjalizon dhunën në familje

Aplikacioni TikTok është vendi ku mund të mësoni për receta e trende të bukurisë – por një gjest viral i dorës që është shpërndarë në platformë ka pasur një ndikim shumë më të madh.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, një vajzë 16-vjeçare nga Karolina e Veriut, e cila u zhduk për dy ditë, besohet se është gjetur për shkak të një gjesti viral të dorës që sinjalizon dhunën në familje.

Një telefonues i emergjencës 911, që kishte njohuri për sinjalin njoftoi autoritetet pasi pa një pasagjere të re në automjet, që po bënte sinjale me dorë, gjë që tregonte se kishte nevojë për ndihmë.

Gjesti me dorë u prezantua për herë të parë vitin e kaluar nga Fondacioni Kanadez i Grave, gjatë ditëve të pandemisë, për të ndihmuar në adresimin e rritjes së dhunës në familje derisa ishin në fuqi masat e bllokimit.

Vetë lëvizja përfshin mbajtjen e një dore lart, më pas futjen e gishtit të madh në pëllëmbën tuaj dhe mbylljen e gishtave poshtë mbi të. Pastaj përsëritni këtë veprim.

Këto tre gjeste të duarve të kombinuara përcjellin ‘dhunë në shtëpi’ ose ‘në nevojë për ndihmë’ në kapacitete të ndryshme.

Që atëherë, TikTok ka ndihmuar në përhapjen e ndërgjegjësimit për këtë sinjal, duke përfshirë një video që është parë më shumë se tre milionë e gjysmë herë.

Exit mobile version