Çështja e veriut i bëri bashkë lidëret e opozitës për tu ulur dhe diskutuar me kryeministrin Albin Kurti, pas ftesës që ky i fundit ua bëri.
Pjesëmarrjen në takim e kanë konfirmuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës si dhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Takimi i cili ka nisur në orën 08:00 është duke vazhduar ende. Haradinaj ishte i pari që lëshoj takimin pak minuta pas fillimit të takimit.
LIVE: E gjithë ajo që po ndodh në takimin mes Kurtit dhe liderëve të opozitës
Në një postim në Facebook, kreu i AAK-së tha se arsyeja e largimit të tij nga takimi ishte se “kryeministri po mbante ligjërata e nuk po e sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën”
Foto nga takimi i Kurtit me opozitën: