Site icon Telegrafi

Gjithçka gati që Neymar të rikthehet te Barcelona në këtë verë

Neymar përfundimisht thuhet se do të rikthehet te Barcelona në afatin kalimtar veror.

Ylli brazilian kishte tentuar një gjë të tillë edhe në verën e vitit 2019, mirëpo Paris Saint-Germain nuk e kishte lejuar te largohej.

Diario Sport raporton tani se Blaugranasit kanë gati planin se si të rikthejnë sulmuesin problematik në Camp Nou në fund të edicionit.

28-vjeçari thuhet se ka refuzuar të vazhdojë kontratën me skuadrën franceze, derisa ajo aktuale i skadon në vitin 2022.

Lexo po ashtu Barcelona ka gati planin se si të rikthejë Neymarin në Camp Nou

Në anën tjetër, kampioni i La Liga-s është duke përgatitur shkëmbim lojtarësh dhe një shumë të parave.

Në ofertë pritet të përfshihet Ousmane Dembele dhe një shumë parash, derisa parisienët mendohet se do ta pranojnë ofertën e katalunasëve. /Telegrafi/

Exit mobile version