Telegrafi

Gjithçka gati që Messi të debutojë te Paris Saint-Germain

Lionel Messin e ndajnë vetëm pak minuta nga debutimi te Paris Saint-Germain.

Ylli argjentinas u larguar pas 21 vitesh qëndrimi te Barcelona, duke kaluar më pas te parisienët në fillim të këtij muaji si lojtar i lirë.

Lojtari 34-vjeçar kishte dëshirën që të vazhdonte të qëndronte edhe më tej në Camp Nou, mirëpo kriza financiare e klubit nuk e lejoi atë të vazhdonte kontratën.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë do ta bëjë sonte (e diele) debutimin në takimin ndaj Remis që fillon në ora 20:45, skuadër kjo që ka dy shqiptarë si Valon Berisha dhe Arbë Zeneli, me këtë të fundit që vuan nga lëndimi.

Lexo po ashtu Messi në bankën rezervë, PSG luan përballë Reims – Formacionet zyrtare

Tashmë është konfirmuar se Messi do të mbajë numrin 30-të te skuadra nga Ligue 1, ndërsa klubi ka sjell pamje nga zhveshtorja e tyre.

Fanella e argjentinasit qëndron afër asaj të Neymarit, e që tifozët shpresojnë të shohin ndonjë gol nga ai edhe pse nuk është në formacionin startues. /Telegrafi/