Site icon Telegrafi

Gjithçka gati për përballjen Kosovë-Islandë

Pak orë na ndajnë nga starti i ndeshjes mes Kosovës dhe Islandës në Ligën e Kombeve.

Dardanët janë nikoqirë të islandezëve për takimin që luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45.

Tashmë është gjithçka gati që kjo ndeshje të fillojë, ndërsa Kosova ka përballë një kundërshtar aspak të lehtë.

Kosova luan ndaj Islandës në "Fadil Vokrri" në play-off të Ligës së Kombeve
Lexo po ashtu Kosova luan ndaj Islandës në "Fadil Vokrri" në play-off të Ligës së Kombeve

Në zhveshtoren e tanëve janë renditur të gjitha fanellat e lojtarëve që do të jenë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda.

Kosova do t’i luajë dy ndeshje ndaj Islandës, pasi është play-off-i për të kaluar në Ligën B apo qëndrimi në Ligën C.

Ndeshja e dytë do të luhet në Islandë, të dielën më 23 mars. /Telegrafi/

Exit mobile version