Telegrafi

Gjithçka gati për “Derby della Mole”: Formacionet zyrtare, Juventus – Torino

Juventusi pret Torinon në ‘Allianz Stadium’ në kuadër të javës së 26-të në Serie A.

‘Zonja e Vjetër’  vjen me një seri të mirë me 11 ndeshje pa humbje në Serie A.

Torino në anën tjetër mban vendin e dhjetë me 32 pikë, ku në dy ndeshjet e fundit ka pësuar dy humbje.

Max Allegri nuk ka hequr dorë nga treshja sulmuese, Paulo Dybala, Dusan Vlahovic dhe Alvaro Morata edhe për këtë takim.

Në anën tjetër te Torino nga minuta e parë luan Mërgim Vojvoda.


Juventus: Szczesny; Cuadrado, Rugani, De Ligt, Alex Sandro; Zakaria, Locatelli, Rabiot; Dybala, Vlahovic, Morata.

Torino: Milinkovic-Savic; Djidji, Bremer, Rodríguez; Singo, Mandragora, Lukic, Vojvoda; Pobega, Brekalo; Belotti.


/Telegrafi/